top of page
123.jpg

Hvala Predsednik!’, ‘Grazie Signora!’. E përse i duhet Prishtinës dialogu me Beogradin?!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 18, 2018
  • 2 min read

Sikurse presidenti serb në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Aleksandër Vuçiq, pothuaj në të njëjtën kohë në Bruksel, shefja për politikë të jashtme e BE-së, zonja Federica Mogherini, deklaruan njëzëri: S’ka dialog me Prishtinën derisa të hiqet taksa 100%. Të thuash se ky qëndrim është naiv dhe absurd është pak. Madje qesharak. Një pyetje shumë e thjeshtë do ta vinte në pah groteskun e zonjës Mogherini dhe z. Vuçiq. E përse i duhet Kosovës dialogu me Beogradin? 

E dashur zonjë, i nderuar zotëri Kosova e ka pranuar dialogun si një demonstrim bujarie për të krijuar marrëdhënie paqësore me një shtet që na terrorizoi për 100 vjet. Na vrau dhe në fund na dëboi. Dhe kjo prapë na jep për të kuptuar se rruga e Prishtinës nuk kalon as nga Beogradi e as nga Italia. Por fillon nga shqiptarët dhe ilirët e më tej. E dashur zonjë, i nderuar zotëri, a nuk e kuptoni se jeni të papërfillshëm për vlerën e një populli siç është populli i Kosovës dhe tashmë ai ju ka sfiduar, jo vetëm në Kosovë por edhe në Beograd me humanizmin e vet. Me dinjitetin dhe vullnetin e pashembull duke pritur miratimin e të tjerëve për ta pasur lirinë e vet. E dashur zonjë, i nderuar zotëri ju nuk mund ta detyroni Kosovën për asgjë, sepse thjeshtë jeni njerëz me premtime të pavërteta. Këtë tashmë e dinë jo vetëm njerëzit që merren me problemet e integrimeve evropiane por e di edhe nxënësi, edhe bujku, edhe i papuni. Faleminderit e dashur zonjë, i nderuar zotëri. Një falënderim i madh shkon për ju të dy që më në fund e shpikët një kurth ku keni rënë vet ju. E ju thoni s’ka dialog me Prishtinën deri sa të hiqet taksa. Gjersa jeni të tillë, të pasinqertë dhe të padinjitetshëm, kurrë mos ardhtë ajo ditë. Prishtina do të lulëzoje nën këtë moto bashkë me popullin e Kosovës. Rruga për Prishtinën në Evropë kalon nga qytetërimi i saj. Nuk kalon as nga Italia e as nga Beogradi. Hvala presednice. Grazie Signora./Indeksonline/ 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page