top of page
123.jpg

Kurteshi: Ministria ka mjete për trajnime në Budvë e nuk ka për rrogat e arsimtarëve në Fushë-Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 25, 2018
  • 1 min read

Shtimin për 19 për qind të buxhetit për arsim për vitin 2019, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka konsideruar të pamjaftueshëm për realizimin e të gjitha objektivat që dalin nga Plani Strategjik për Arsimin 2017-2021. Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për arsim, të hënën, ministri Bytyqi ka thënë se MASHT-i për çdo vit është ballafaquar me mungesë të buxhetit për t’i realizuar planet kryesore të saj. Vetëm në dy vjetët e fundit, sipas tij, ministria është minus 36 milionë euro si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm, shkruan sot "Koha Ditore". “Këtë vit kemi rritje 11 milionë e 225 mijë euro. Nga to, 10 për qind do të ketë shtesë për paga dhe mëditje, 6 milionë për mallra dhe shërbime”, është shprehur Bytyqi. Minuset që i kanë mbetur Ministrisë ka thënë se besojnë se do të mundë t’i mbulojnë përmes partnerëve ndërkombëtarë. Ministri ka bërë të ditur se këtë vit MASHT-i ka pasur buxhet 57 milionë euro, kurse vitin e ardhshëm do të ketë mbi 68 milionë euro. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page