top of page
123.jpg

Valë e re ikjesh nga Kosova? Dy autobusë me të rinj largohen nga vendi!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 8, 2019
  • 1 min read

Komuna e Kamenicës nga dita në ditë po zbrazët nga rinia dhe fuqia punëtore. Sonte nga ora 21:30 është planifikuar nisja e dy autobusave me të rinj në drejtim të Kroacisë, për të siguruar vend pune. Qazim Jashari, banor i kësaj komune ka deklaruar për televizionin T7 se sonte do ta përcjell djalin e vëllait të tij për Kroaci, në mungesë të vendeve të punës në Kosovë. “Sonte niset djali i vëllait për Kroaci. Pagesat atje janë më të mira se sa këtu. Përveç tij kam edhe të afërm tjerë që kanë udhëtuar jashtë vendit”, tha Jashari. Deri më tani janë rreth 800 të rinj që kanë marrë rrugën drejt vendeve të jashtme për një vend pune. Migrimi i tyre, raportohet se po bëhet në mënyrë legale, derisa thuhet se vendet e punës po i siguron një kompani ndërmjetësuese nga Kamenica. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page