top of page
123.jpg

Arsimi në grevë nga 14 janari

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 10, 2019
  • 1 min read

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, që do të nisë nga 14 janari, ditë e hënë, raporton Koha Ditore. Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha komunat e Kosovës janë shprehur të vendosur që të futen në grevë. Ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga greva nëse nuk ngritët 30 për qind koeficenti i mësimdhënësve në projektligjin për paga. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se ai është i obliguar që ta dëgjojë vullnetin e sindikalistëve. “Më 14 janar i tërë sistemi arsimor do të futet në grevë. Nëse nuk ka ngritje 30 përqind të koeficientëve ne nuk do ta anulojmë grevën”, ka theksuar Jasharaj. Derisa po zhvillohej mbledhja e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut aty ka ardhur edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Shyqiri Bytyqi. Ai ka provuar t’i bind sindikalistët që të mos futen në grevë pasi sipas tij, kështu po dëmtohet procesi mësimor. “Greva nuk do të zgjidhë problemin por vetëm sa do ta vështirësojë procesin. Greva është vendim i gabuar sepse kështu po dëmtohen fëmijët. Të ulemi të zgjidhim problemet pa pasur nevojë për presione”, ka deklaruar Bytyqi. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page