BBC alarmon për reshjet e borës këtë javë në Evropë
- rilindjashqiptare
- Jan 10, 2019
- 1 min read

Paralajmërohen reshje të borës edhe më tej në kontinent Dimër i ashpër ka goditur pjesën më të madhe të Evropës gjatë javës së kaluar dhe dëbora “shkatërruese” do të vazhdojë nëpër pjesë të kontinentit. Analistja e motit në BBC, Alina Jenkins, ka thënë se dëbora do të godiste Gjermaninë, Austrinë, Turqinë dhe Ballkanin të enjten, përcjell Bota sot. "Ne kemi parë reshje shkatërruese nëpër pjesët e Gjermanisë dhe Austrisë në ditët e fundit dhe ende kemi paralajmërime të kuqe në të gjithë pjesët juglindore të Gjermanisë dhe për pjesën më të madhe të Austrisë për reshje të mëtejme bore”, ka thënë ajo. "Tani, disa nga pjesët më të larta malore janë të mbuluara me rreth tre metra borë dhe reshjet e borës do të vazhdojnë edhe më tej. Bora në Ballkan po ecën drejt Serbisë”, ka paralajmëruar më tej ajo. Jenkins paralajmëroi gjithashtu do të ketë shi dhe borë në lindje të Turqisë të enjten. Sipas saj, vranësirat po drejtohen drejt Francës me borë për Alpet lindore, ndërsa Britaninë e pret një mot i lagësht. Parashikuesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar të ashtuquajturat Bisha nga Lindja, të cilat mund të bëjnë një kthim në gjysmën e dytë të dimrit. Zyra Meterologjike ka paralajmëruar se temperaturat mund të bien dhe moti mund të sjellë shi dhe borë në fund të këtij muaji./BS
コメント