top of page
123.jpg

Haxhiu e quan të drejtë grevën e mësimdhënësve, thotë se Qeveria ka thelluar krizën e diskriminimin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 13, 2019
  • 1 min read

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva e nesërme e mësimdhënësve është drejtë, dhe fajtor për këtë gjendje mban Qeverinë që sipas saj vetëm sa ka thelluar krizën dhe diskriminimin. “Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë. Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësorë dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo. E sipas saj greva e mësimdhënësve duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve. “Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin. Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë”, ka shkruar Haxhiu. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page