top of page
123.jpg

Zyrtari i Qeverisë kërcënon grevistët: Punoni ose të shpallim konkurse për punëtorë të rinj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 26, 2019
  • 1 min read

Argjend Zejnaj është zyrtar i AAK’së dhe i Qeverisë së Kosovës. Këshillon Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. Për këtë punë paguhet më shumë se 1 mijë euro. Saktësisht merr euro të shtetit të Kosovës më shumë se dy mësues.

Por, Shefi i Stafit të Ministrisë së Infrastrukturës, Argjend Zejnaj ka vendosur të përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gjithë atyre që janë në greva dhe po paralajmërojnë forma të tilla të presionit për t’iu rritur pagat. Së fundmi kanë paralajmëruar edhe shërbyesit civilë se do të hyjnë në grevë sikurse mësuesit. As kategoria e parë dhe as e dyta s’kanë kërkuar pagë prej një mijë eurosh. “Pra, thonë në popull, “si është vendi, bëhet Kuvendi”. Kur të fillojmë me respektu vendin e punës, kemi të drejtë me pasë kërkesa, për rritje pagash e koficientësh. Ndryshe, ose t’i rikthehemi punës, ose do të duhej me nxjerrë vendim, që për vendet vakante, të shpallej konkurs, në afatin e paraparë ligjor”, ka shkruar Zejnaj. Qeveria e udhëhequr prej shefit partiak të Zejnajt vitin e kaluar kishte vendosur t’ua dyfishonte pagat zyrtarëve qeveritarë, shkruan Gazeta Express. Askush prej zyrtarëve të AAK’së s’e kishte kundërshtuar një vendim të tillë. Madje, as Këshilltari i Lekajt, Argjend Zejnaj, i cili kishte pasur pagën 500 euro e i ishte ngritur në 1 mijë e 50 euro. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page