top of page
123.jpg

Albani punonte 11 orë në ditë por pronari e largoi nga puna, veç se pati grip

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 26, 2019
  • 1 min read

19 vjeçari Alban Isufi nga Komuna e Mitrovicës u detyrua të lë shkollën e mesme, në mënyrë që të punojë që t’ia lehtësojë sado pak familjes barrën financiare.

Për 11 orë në ditë, ai merrte 200 euro pagë, derisa një ditë, i njëjti u sëmurë nga gripi sezonal dhe pa asnjë paralajmërim, për një ditë mungesë në punë, ai u zëvendësua me një person tjetër, raporton Express. Në një rrëfim për Express, Albani po deklarohet se kishte punuar çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 19:00, pa kontratë të punës, në një market ku shiten produkte deri në gjithçka 1 euro. Përmes disa mesazheve që i njëjti ka nisur për Express, bëhet e ditur biseda që i njëjti ka pasur me pronarin e marketit, të cilin e kishte lajmëruar paraprakisht se nuk mund të dilte atë ditë në punë. Të nesërmen ndërkaq, kur 19’vjeçari e kishte lajmëruar pronarin se do të kthehej në punë, ai i kishte thënë se nuk kishte nevojë pasi që e kishin zëvendësuar me dikë tjetër, pa i dhënë asnjë sqarim më parë. I njëjti po deklarohet se kishin punuar nga 11 orë në ditë, me vetëm një ditë pushim (të dielën) dhe pa kontratë të punës. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page