Pas Gjermanisë edhe Zvicra kërkon punëtorë të kualifikuar
- rilindjashqiptare
- Apr 29, 2019
- 2 min read

Një ndër shtetet e para që synon të zvogëloj dhe ngushtojë migrimin shquhet Zvicra. Përmes referendumit ajo vazhdimisht synon që të ndalojë dhe faktikisht është shteti që më së paku pranon migrantë.
Mirëpo një debat kundërthënës që bëhet është se si të joshën përsonat që janë ekspertë të lëmive të ndryshme të qëndrojnë në Zvicër. Kjo është një iniciativë e cila është ndërmarrë nga korporatat dhe kompanitë e mëdha.
Nëse nuk do vareshim nga punëtorët e kualifikuar as nuk do e diskutonim këtë çështje, mirëpo përkundër faktit se jemi kundër migrimit, kemi nevojë si kurdoherë më parë për fuqi të kualifikuar punëtore nga jashtë vendit. Ne mund edhe të huazojmë fuqi punëtore nga vendet e BE-së po të mos balafaqohen edhe ata me të njejtën sfidë - pohon Guy Morin, president i Qeverisë Komunale të Bazelit.
Zvicra ka eleminuar numrin e migrantëve që pranohen në këtë shtet. Çdo vit ajo pranon legalisht vetëm 16000 migrantë. Mirëpo kjo nuk ka ndihmuar aspak në të mirën e vendit. Ndër shumë debate zvicranët konsiderohen si anti-të huaj, dhe krejt kjo për shkak të kampanjave anti-migracion që propogandojnë vjedhjen e vendeve të punës nga ana e migrantëve, kur shteti ka një normë ekstreme të ulët të papaunësisë. Sipas statistikave ndër 8 milion banorë të Zvicrës, 24% prej tyre nuk janë lindur në Zvicër, por janë zhvendosur pas lindjes në këtë vend.
Përkunder faktit se shtetsit zvicranë shumicen e rasteve, sipas raporteve mbjellin një lloj antipatie ndaj banorëve jo vendas, nevoja për ta është e pamohueshme.
Mirëpo nëvoja për të ruajtur avantazhin, ekonominë stabile dhe mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar dukshëm edhe në ndryshimin e qasjes sociale ndaj migrantëve.
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar për punë në Zvicër kliko në linkun:
Comentários