top of page
123.jpg

Norvegjia kërkon punëtorë të huaj. Paga mujore deri në....

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 19, 2019
  • 2 min read

Norvegjia kërkon punëtorë të huaj. Paguan deri në 4,500€ www.punsohu.eu Sikurse Zvicra dhe Norvegjia haset me problemin e njejtë; atë të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në disa profesione. Shpesh kjo situatë është keqkuptuar duke u interpretuar se Norvegjia ka nevojë për punonjës në të gjitha lëmitë, mirëpo e vërteta është se bëhet fjalë vetëm për disa fusha të caktuara. Norvegjia njihet me klimën e ftohtë, mirëpo me natyrën e saj marramendëse. Kultura, dhe standardi i lartë i jetesës e bëjnë Norvegjinë vendin më të mirë për të jetuar. Kushtet e mira të punës dhe edukimi cilësor i japin këtij vendi vlerë më të madhe. Norvegjia njihet edhe për ekonimë e saj stabile, për industrinë e riciklimit, industri kjo e cila ka gjeneruar vende shtesë pune dhe punëson kandidatë nga e mbarë bota. Mirëpo ajo që e bën ekonominë e këtij vendi aq unik është norma e ulët e papunësisë. Mirëpo edhe pse në këndvështrimin e fuqisë punëtorë norma e ulët e papunësisë është një e mirë, sa i përket kompanive ajo paraqet një disavantazh. Nëse kemi pak persona të papunësuar atëherë do jetë e vështirë të gjenden profesionistë shtesë. Kompanitë nuk kanë fare zgjedhje përpos të punësojnë edhe ata pak kandidatë që kanë ngelur të papunësuar. Kjo e detyron një shoqëri që të punësojë individë nga vendet e treta. Punësimi i profesionistëve nga vendet e treta ndonëse nuk është gjithmonë avantazh ajo ka benificionet e veta. Profesionistët e këtyre shteteve do pranonin një magë mesatare që për një shtetas të Norvegjisë do të ishte e ulët, por do të ofrontë të njejtën performancë, gjë që është në favor të kompanive norvegjeze. Kompanitë norvegjeze janë të zotuara të ofrojnë pagë deri më 4,500€ për profesionistët nga vendet e treta, varësisht nga profesioni, niveli i edukimit dhe përvoja e punës.

Për më shumë informata dhe për të aplikuar për punë në Norvegji, kliko në link:


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page