top of page
123.jpg

Kimete Berisha: Valdete Daka po lufton me të gjitha forcat për ta vjedh fitoren e VV-së dhe LDK-së

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 15, 2019
  • 2 min read

Shkruan: Kimete Berisha Erdhi dita, Valdete Daka me lu me neve. Momentalisht janë duke u rinumëruar 60% e votave. Pse? Çka po ndodh! Për interes të kujt po rinumërohen ato vota! Çka paska ndodh që u dashka të rinumërohen prej fillimi? Çka po lypin në ato kuti që s’po munden me gjet! Valdete Daka duhet të hetohet për ndikim nga politika, për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e vullnetit të popullit dhe votën e lirë. Qe 1 muaj e gjysmë me urdhërat e punëdhënësit, partizanja e tërbuar luan me moralin, me nervat dhe me durimin e komplet një populli, po numëron e rinumëron vota, kadal-kadale, në pritje të ‘votave’ rezervë, me idenë që do ta rrënonin komplet procesin dhe do të pengonin VV-në dhe LDK-në të formojnë qeverinë. Kush i ka ruajtur ato kuti qe një muaj? Çfarë validiteti kanë kutitë që bujnë në ministritë e Hashim Thaçit! Ky proces e ka humbur kuptimin dhe besimin. Politika e vjetër dhe nëntoka i ka futur duart në kutia të votimit, si gjithmonë. Valdete Daka po lufton me të gjitha forcat për ta vjedh fitoren e VV-së dhe LDK-së. Ata janë kriminelë, dihet, po ne jemi budallenj që kemi kujtuar se në Kosovë ku çdo gjë është e korruptuar, sidomos drejtësia, paska shpëtuar e ‘pastër’ KQZ-ja. Votat s’ka kush na i mbron. Jemi në duar të hajnave dhe kriminelëve. P.S. Ky shtet (me këta njerëz) nuk bëhet. Por, as ju më nuk ktheheni në vendin e krimit. Valdete Daka nuk e shpëton PDK-në. Ata që i fituan zgjedhjet (Albini e Vjosa), më të mëdhenj do të dilnin nga zgjedhjet e reja. Prandaj, kur kemi kërkuar ndryshim, e kemi pasur fjalën për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, jo për hajna e kriminela për të cilët u çu në këmbë m’i pshtu nga populli, KQZ në krye me komandanten.


Komentarze


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page