top of page
123.jpg

Bernard Challandes: Jam pishman për këtë gjë ndaj Çekisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 16, 2019
  • 1 min read

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Duke folur për takimin e nesërm, ai foli edhe për humbjen 2-1 nga Çekia.Kosova kaloi e para në epërsi dhe po fitonte 1-0 deri në minutën e 71-të, kur Çekia realizoi dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin.

Bernard thotë se merr përgjegjësinë për atë dështim, derisa e ka pranuar se kohë pas kohe i bie pishman që s’ka ndryshuar diçka kur ‘Dardanët’ po fitonin 1:0.

“Si trajner duhet t’i marrësh vendimet dhe pastaj mund ta vlerësosh nëse ishte i mirë apo jo. Unë duhet ta pranoj, i kam marrë vendimet, i marr përgjegjësitë. Është puna ime. Për mua është me rëndësi t’i marr vendimet dhe mandej ta shoh nëse ishte vendimi im. 

Kam ndoshta ndonjë pishmanllëk, ndoshta është dashur të ndryshonim pas 1:0 me Çekinë, por pastaj mendova të vazhdoja njëjtë. Unë i marr të gjitha përgjegjësitë”, tha Challandes.

“Nëse marr shumë vendime të gabuara, gazetarët do të thonë se duhet të largohet, është normale. Unë mundohem ta përmirësoj ekipin lojë pas loje”, shtoi ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page