Ekipi i Kombëtares Angleze zbarkon në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë
- rilindjashqiptare
- Nov 16, 2019
- 1 min read

Kombëtarja e Anglisë ka arritur në Prishtinë.
Lojtarët e Kombëtares së Anglisë kanë zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë, një ditë para ndeshjes që do ta luajnë kundër Kosovës.
Anglia do të jetë mysafire e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, në një ndeshje prestigji, pasi tashmë dy kombëtaret kanë mësuar fatin e tyre.
Qytetarët e Kosovës kanë organizuar një pritje madhështore për lojtarët anglezë, të cilët veçse kanë zbritur në Prishtinë.
Comments