top of page
123.jpg

Kualifikohet Kroacia, serbët akuzojnë presidenten për provokim

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 17, 2019
  • 1 min read

Kroacia pas fitores ndaj Sllovakisë edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në kampionatin Evropian 2020. Kroacia fitoi me rezultat 3:1 për ta mbyllur në pozitën e parë këtë kampanjën kualifikuese, shkruan Zëri, transmeton RilindjaShqiptare. Në festën kroate ka qenë edhe presidentja Kolinda Grabar e cila vazhdimisht është pjesë e kombëtares së Kroacisë. Megjithatë një detaj që i ka penguar serbët është një postim që ka bërë presidentja para ndeshjes me Sllovakinë. “Fat në ndeshjen e sotme, luani për ne, për Kroacinë për Vukovarin”, ka shkruar Kolinda në Facebook, postim ky që i ka prekur shumë mediat serbe. “Çka ka të bëjë në këtë mes Vukovari. A mos vallë ajo po i provokon serbët”, ka shkruar Kurir i cili aspak mirë nuk e ka pritur festën kroate. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page