top of page
123.jpg

NISMA-AKR përsëri probleme me pragun, kjo është pozita e saj në QNR

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 18, 2019
  • 1 min read

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nga rinumërimi i votave nga KQZ-ja, i vetmi subjekt që mund ta pësojë është koalicioni Nisma-AKR-PD.

Kryeziu ka thënë se nga rinumërimi, koalicioni Nisma-AKR-PD mund ta kalojë dhe të mos e kalojë pragun zgjedhor prej 5%. 

Kjo, sipas tij, pasi ky koalicion momentalisht ka vetëm 21 vota më shumë për të kaluar pragun zgjedhor. 

Postimi i plotë nga Kryeziu:

Pavarësisht vonesave në certifikimin e rezultateve zgjedhore, rinumërimi do të garantojë legjitimitetin e procesist zgjedhor dhe do shmang të gjitha dyshimet për manipulim ose deformim të vullnetit qytetar nga ana e komisionerve.Rinumërimi s’pritet t’i ndryshojë rezultatet zgjedhore e as renditjen e subjekteve politike. I vetmi subjekt që mund t’i nënshtrohet ndryshimit në rezultatet zgjedhore eshtë koalicioni NISMA/AKR/PD të cilët kanë rezultat shumë të ngushtë, me vetëm 21 vota sa ishin mbi pragun 5%. Numri kaq i vogël prej 21 votave të cilat e bëjnë diferencën e kalimit të pragut ose mbetjes nën prag, potencialisht mund të ndikohen dhe nga gabimi më i vogël gjatë procesit së numërimit e i cili ka mundur të ndodhë me 6 tetor.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page