top of page
123.jpg

Zyrtarët e lartë të LDK’së i tregojnë Edi Ramës se Kosova është shtet i pavarur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 19, 2019
  • 1 min read

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur. Sipas një harte që e ja publikuar Rama në Facebook, i bie që Shqipëria kufizohet me Serbinë, e zyrtarë të LDK’së duan ta njoftojnë kryeministrin shqiptar se Kosova është shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Express. Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008. Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës. “Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”. Ndërkaq ish-deputeti Armend Zemaj, i cili ka fituar tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Ramës “natën e mirë” dhe e ka akuzuar atë për ide të mbrapshta. “Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapshta. “Kosova shtet sovran dhe e pavarur✌️✌️”, ka shkruar Zemaj. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page