U raportua se ka humbur në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur me tifozin anglez
- rilindjashqiptare
- Nov 20, 2019
- 1 min read

Tifozët e shumtë që erdhën nga Anglia në Kosovë për ta përcjellur ndeshjen e mbrëmshme ishin të mahnitur me pritjen që iu bë në Prishtinë.
Por jo të gjithë kaluan çaste të mira. Një tifoz i West Brom i quajtur Tom Blundell kishte humbur pasi përfundoi takimi.
Blundell ishte i dehur dhe ishte ndarë nga grupi i tifozëve, duke humbur kësisoj rrugën në Kosovë, raportonin mediet vendore.
Por duket se ai është gjetur shëndosh dhe sigurt në shtetin e Maqedonisë së Veriut.Kjo është konfirmuar nga një faqe e tifozëve anglezë në Twitter.

Comments