top of page
123.jpg

Ministrja Shahini teksa arsyeton gabimin me hartë në tekste shkollore, e huq numrin e shteteve që e

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 22, 2019
  • 2 min read

Skandali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me hartën në të cilën shihej Kosova si pjesë e Serbisë, u pasua edhe me një tjetër. Në një libër shkollor në Shqipëri që përdoret nga nxënësit e klasave të 8-ta gjithashtu ilustrohej një tekst me një hartë në të cilën kufiri i Serbisë arrin deri në Morinë. Ndryshe nga Edi Rama, për këtë skandal me tekste shkollore ka reaguar ministrja shqiptare nga Kosova, Besa Shahini, duke thënë se i vjen keq për një lëshim të tillë. “Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit”, ka shkruar minsitrja e Arsimit në Shqipëri. Megjithatë ministrja Shahini teksa ka reaguar për një lëshim të tillë skandaloz, ka bërë një gabim tjetër duke e shënuar në mënyrë të pa saktë numrin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Shahini fillimisht ka shkruar se Kosovën e kanë njohur 22 shtete anëtarë të Bashkimit Evropian, ndërsa më pas e ka përmirësuar këtë gabim, duke e shkruar 23, meqenëse nga 28 shtete anëtare të BE’së, vetëm 5 nga to nuk e kanë njohur Kosovën. “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate”, kishte shkruar Shahini fillimisht. Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008. Sipas listës zyrtare të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figuron se Kosova është njohur nga gjithsejtë 116 shtete. 23 nga to janë shtete anëtare të BE’së, derisa Sllovakia, Rumania, Greqia, Qipro e Spanja vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtet./GazetaExpress/ 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page