KQZ thotë se rezultatet e rinumërimit dalin sot pas orës 14:00
- Nov 25, 2019
- 1 min read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të publikohen sot në orën 14:00. Sipas sqarimit të KQZ-së rinumërimi ka përfunduar në orën 14 të ditës së diel prandaj duhet pritur afati ligjor 24 orësh para se të publikohet rezultati. “Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Comments