Disa persona nga Kosova dyshohet se gjenden nën rrënoja të një hoteli që është shembur
- rilindjashqiptare
- Nov 26, 2019
- 1 min read

Nxirren dy trupa të pajetë tek vila Palma në Durrës. Shkon në 7 numri i viktimave. Ndërkaq dyshohet se në këtë hotel kishte edhe pushues nga Kosova Mediat shqiptare raportojnë se nën rrënojat e këtij hoteli dyshohet se ka edhe persona nga Kosova të cilët kanë qenë në këtë hotel, pasi afër hotelit është një veturë me targa nga Kosova. Një hotel 5 katësh është shembur në qytetin e Durrësit. Pronari i hotelit i cili ka shpëtuar ka konfirmuar se ka persona nën rrënojat e hotelit që u rrëzua. Nga tërmeti i parë deri tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë kanë humbur jetën katër persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë. Po ashtu raportohet për dëme të mëdha materiale.
Comments