top of page
123.jpg

LAJMI I FUNDIT/ Konfirmohet edhe vdekja e kosovarit tjetër në Durrës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 26, 2019
  • 1 min read

Pas kërkimeve nga ekipet e shpëtimit, nga gërmadhat e një hoteli në Durrës, është nxjerrë trupi i pajetë i 24-vjeçarit nga Kosova, Isa Abazit. Ndërkaq është konfirmuar tashmë se ka vdekur edhe vëllai i tij, Shemsedini.

Në rrënojat e objektit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupin e pajetë të tij Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy vëllezërit nga Kosova, Isa e Shemsedin Abazi janë ngujuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë nga orët e para të së martës. Ndërkaq, deri më tani ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të Isa Abazit, derisa po vazhdojnë kërkimet për vëllain tjetër, Shemsedinin. Vdekjen e dy kosovarëve e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani. “Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page