top of page
123.jpg

Qytetarja nga Durrësi: Jemi shumë falënderues ndaj Kosovës, po ndihmon më shumë se vet Shqipëria në

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 26, 2019
  • 1 min read

Lëkundjet e tërmetit që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm kanë prekur më së rëndi Qarkun e Durrësit.

Në një lidhje direkte nga Durrësi për edicionin e lajmeve në RTV Dukagjini, qytetarja Debora Bakiasi ka rrëfyer momentet e vështira që po kalojnë banorët e këtyre zonave.

Ajo ka thënë se përpos numrit të madh të viktimave Durrësi është goditur mjaft rëndë në aspektin e dëmeve material.

“Nuk po lëvizet sa duhet. Situata është e tmerrshme si në Durrës apo zonat tjera”.

Bakiasi ka thënë se një pjesë e banorëve që kanë pasur mundësi kanë ikur në qytete tjera ndërsa sipas saj një pjesë tjetër është vendosur në stadium.

Durrsakja ka thënë se janë shumë falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e ofruar për banorët e prekur.

“Ne jemi një shtet, dihet. Por Kosova ka bërë çmos që ne ta kalojmë situatën. Madje kanë bërë më shumë se vet shteti ynë”, shtoi më tej qytetarja nga Durrësi, Debora Bakiasi. 


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page