top of page
123.jpg

“Nuk kishin parë kurrë më parë një numër kaq të lartë tërmetesh të ndjerë në të njëjtin rajon”

  • Nov 27, 2019
  • 1 min read

Qendra Sizmiologjike Europiane Mesdhetare thotë se që prej kohës kur prezantuan aplikacionin e tyre mbi tërmetet nuk kishin parë kurrë më parë një numër kaq të lartë tërmetesh të ndjerë në të njëjtin rajon. 

Duke e cilësuar këtë periudhë tepër të vështirë, në një reagim në Twitter qendra shpreh solidaritetin me popullin shqiptar dhe këshillon për kujdes. 

“Që prej lançimit të aplikacionit LastQuake në 2014, nuk kemi dëshmuar kurrë një numër kaq të lartë të tërmeteve të ndjera në të njëjtin rajon. Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri dhe të gjitha mendimet tona shkojnë për ju. Bëni kujdes”, thuhet në postimin e EMSC. 

Që prej tërmetit me magnitudë 6.4 të së martës, sizmiologët thonë se vendi është prekur nga mbi 500 pasgoditje./tvklan.al 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page