top of page
123.jpg

Edi Rama thotë se s’ka nevojë të shkohet në Kosovë, ndërsa pranon ndihmën e MUP’it serb

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 27, 2019
  • 2 min read

Kryeministri i Shqipërisë tha sot se të shumë shtete kanë ofruar ndihmë, pa u ndalur për asnjë sekondë të mobilizimi i kosovarëve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Kur u fol për strehimin e të prekurve në Kosovë, Rama tha se nuk është e nevojshme. Ndërkaq në këto zona, krahas ushtrive të tjera, përfshirë edhe FSK’së, ka arriur edhe një ekip i MUP’it serb. Ndihma e tyre është pranuar nga institucionet e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se janë rehatuar të prekurit nga tërmeti dhe ata që janë në rrezikshmëri në rast të ndonjë tërmeti tjetër, duke thënë se nuk është e nevojshme të shkohet në Kosovë. Rama sot ështëtakuar me zëvnedëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin në një nga zonat ku po bëhen kërkime për njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja. Kur Pacolli tha se ka ofruar edhe ndihmë private për të prekurit nga tërmeti, ofroi edhe ndihmë mjekësore, Rama tha se ndihma është ofruar tashmë duke përmendur marrëveshjet e Shqipërisë me shtete tjera në fushën e shëndetësisë. Rama, po ashtu, duke iu përgjigjur ofertës së Pacollit që qindra njerëz të strehohen në Kosovë ai ka thënë se ata duhet të mbesin në zonat afër. Rama deklaroi se çështja kishte të bënte me perimetrin e vendosjes së qytetarëve shqiptarë, e të cilët nuk mund të vendoseshin larg shtëpive të tyre, larg punës e shkollës së tyre, po ashtu. Nga ana tjetër, në Shqipëri mëngjesin e sotëm kanë arritur një ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshëm i Serbisë. Ato i janë bashkëngjitur forcave të shteteve tjera që për më shumë se 24 orë, përfshirë edhe Forcës së Sigursë së Kosovës. “Ata kanë arritur në Thumanë në orën 03:30 të mëngjesit, dhe sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesi i skuadrës ata janë vendosur në afërsi të tendave”, ka konfirmuar ambasadori serb në Tiranë, Mirojlub Zaric për RTS, transmeton Gazeta Express. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page