top of page
123.jpg

Gjykata Supreme merr vendim për ankesën e Vetëvendosjes

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 27, 2019
  • 1 min read

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të mos urdhëruar KQZ-në për numërimin edhe të 392 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora.

Vetëvendosje, u ankua që Supremja të vendosë njësoj sikur në rastet e mëparshme, kur urdhëroi numërim të pakove që erdhën me vonesë nga diaspora. Në vendimin e siguruar nga Kohavisioni, thuhet se kjo ankesë është e pabazuar. “Gjykata Supreme, pranon në tërësi sit ë bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it lidhur me hedhjen sit ë palejuar të ankesës të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilës në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ankuesi është kërkuar që gjithsesi të verifikohen dhe numërohen edhe këto 392 pako të fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. Një ankesë e tillë pa dyshim dhe sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme është e pas afatshme, kjo ngase ajo nuk është paraqitur para publikimit të vendimit të KQZ-së lidhur me rezultatin përfundimtar zgjedhor, ose 24 orë pas publikimit të rezultateve përfundimtare më datë 7 nëntor 2019, por kjo ankesë është paraqitur 15 ditë pas publikimit të këtij rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve…”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Supremes.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page