Kurti paralajmëron Devollët: Terminalet e privatizuara do t’i kalojnë shtetit më shpejt se numrat e
- rilindjashqiptare
- Nov 28, 2019
- 1 min read

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet ta drejtojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës në një koalicion me LDK-në, ka thënë se terminalet doganore të privatizuara do të kalojnë në pronësi të shtetit më shpejt se që kanë kaluar numra e Z-Mobile në pronësi të Valës.
Këtë reagim kreu i VV-së e ka bërë në profilin e tij në Faceook, teksa ka kujtuar betejën e gjatë të Valës me kompaninë Z-Mobile që është në pronësi të Devollëve.
“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Express/
Comments