top of page
123.jpg

Sot pritet të takohen delegacionet e nivelit të lartë politik të Vetëvendosjes dhe LDK-së

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 28, 2019
  • 1 min read

Në orët e pasdites së sotme do të takohen delegacione të nivelit të lartë politik në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të shqyrtuar mundësinë e arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje. Sipas burimeve të Gazetës Express në këtë takim do të marrin pjesë krerët më të lartë të dy partive, përfshirë kryetarët dhe nënkryetarët. Pra delegacionet e dy partive që do të takohen do të jenë nga 4 deri në 6 persona. Sipas informatave që ka Gazeta Express gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet. Ky takim në mes të LVV’së dhe LDK’së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve , brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar. Nga Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë mbrëmë kanë dalë me një qëndrim pas certifikimit të rezultateve nga KQZ ku thonin se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë dy partitë me koalicion të nënshkruar. Sipas deklaratave të deritanishme dy partitë kanë bashkërënduar 90% të programit, ndërsa kanë mbetur pa u marrë vesh për ndarjen e posteve ministrore dhe disa çështjeve tjera./Gazetaexpress/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page