top of page
123.jpg

Buka dhe ushqimet përtokë, kalben ndihmat për banorët e Durrësit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 29, 2019
  • 1 min read

Teksa duket se më e keqja nga goditjet e tërmetit kaloi, problem më vete ngelet tani sistemi i banorëve që kanë humbur shtëpitë e tyre ose që banesat e të cilëve janë dëmtuar.

Deri tani nuk ka një shifër të saktë sesa shtëpi janë të pabanueshme, por janë rreth 900 qytetarë të plagosur.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e tërmetit të mos qëndrojnë më në çadra, por do të sistemohen nëpër hotele. Këtu nis edhe “lëmshi” sepse banorët nuk janë aspak të organizuar në hapat që hedhin.

Në Sukth, qytetarët kanë braktisur çadrën e ngritur për ta, për të zbatuar urdhrin e Ramës e për t’u vendosur nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje.

Por ajo që vihet re në videon e mëposhtme është fakti se qytetarët përveç çadrës, kanë braktisur edhe ndihmat e mbledhura për ta.

Në video shihen ushqime përtokë dhe rroba e batanije të lëna në çadër, ndërkohë që banorët janë nisur drejt hoteleve. Kjo do të thotë se të prekurve nga tërmeti iu mungon organizmi, nuk ka një person përgjegjës që t’i udhëheqë, duke bërë kështu që gjithë ato ndihma të mbledhura të shkojnë dëm.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page