top of page
123.jpg

Sizmologu shqiptar jep lajmin e mirë: Tërmetet po shkojnë duke u qetësuar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 29, 2019
  • 1 min read

Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit, thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi. Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë: Aktiviteti sizmik ka përvijuar por me ritme më të ngadalta. “Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës. Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur duke u ulur”, tha ai 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page