Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë (IHMK)
- rilindjashqiptare
- Nov 30, 2019
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin për ditën e nesërme në Kosovë.
Sipas IHMK-së, në Kosovë do të mbajë moti me diell dhe re të shpërndara, shkruan lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin deri në -2 gradë celsius, derisa ato maksimale deri në 6 gradë.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do ti mbaj vlerat e larta, mbi normalen. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme.
Comments