Çfarë bën Rama kur bie tërmet? “Ra apo s’ra unë s’lëviz nga krevati, është e shkruar
- rilindjashqiptare
- Nov 30, 2019
- 1 min read

Kryeministri Edi Rama ishte sot paradite në zonën e Kombinatit për të parë nga afër dëmet. Gjatë kohës pati takime me banorët e tensiounar.
Në bisedë e sipër me një banore ai tregoi se kur bie tërmet nuk lëviz nga krevati pasi sipas gjithçka është e shkruar. Banorja: Kam fjetur jashtë po të them Rama: Mirë pra ke fjet jashtë por je këtu me mua se të tjerat që nuk dolën dot jashtë ikën në botën tjetër. Banorja: Kam ruajtur kokën Rama: Ke ruajtur kokën se të ruajti edhe pallati se po mos të ruante pallati e shikoje kokën. Banorja: Nuk kam pallat, por shtëpi një katëshe Rama: A ti ke shtëpi një katesh, çfarë bën ti këtu, ne po flasim për këta të pallatëve për momentin. Ne të dy unë katunari dhe ti qytetarja që e kemi një katëshe 5 hapa e kemi, megjithëse unë nuk lëviz nga krevati ra nuk ra. Është e shkruajtur kjo. Nuk është histori që vrapove ti dhe shpëton. Vrapove ti ike nga tërmeti, ike në rrugë, rrëshqite te lëkura portokallit. Varet si është e shkruar. Të lutëm ne duhet të bëjmë tonën.
Comentarios