top of page
123.jpg

Elvis Naçi sfidon Edi Ramën: Dua ta shoh shumën e mbledhur nga fondi i qeverisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2019
  • 1 min read

Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. 

Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Por, nga ana tjetër, imami u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Më tej, duke zbuluar shumën që është mbledhur deri më tani prej tij, ai theksoi se ka dëshirë të shohë edhe fondin e qeverisë.

Naçi: Kemi mbledhur rreth 2 milionë euro, dhe besoj që shifra do të rritet. Kam qejf të shoh sa janë mbledhur nga fondi i qeverisë. 

Rama: Meqë më sfidove, po të përgjigjem. Natyrisht, do ishte mirë që fondet të bashkohen. I gjithë ky fond është një, pastaj në këtë tryezë kontributet janë të ndryshme 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page