top of page
123.jpg

Keni ankth e frikë dhe nuk dini si ta largoni? Ja kush janë pesë gjërat që duhet të bëni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2019
  • 2 min read

Përjetimi i ankthit është pjesë normale e jetës. Sidoqoftë, njerëzit me çrregullime të ankthit shpesh kanë shqetësime dhe frikë intensive të tepruar dhe këmbëngulëse, për situatat e përditshme.

Shpesh, çrregullimet e ankthit përfshijnë episodet e përsëritura të ndjenjave të papritura të an kthit të fortë dhe frikës ose terrorit, që arrijnë kulmin brenda disa minutave (sulme pa niku). Këto ndjenja ankthi dhe pa niku që ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar, janë jashtë proporcionit me rre zikun aktual dhe mund të zgjasin një kohë të gjatë. Ju mund të shmangni vendet ose situatat për t’i parandaluar ato. Simptomat mund të fillojnë gjatë fëmijërisë ose viteve të adoleshencës dhe të vazhdojnë në moshën e rritur. 

SIMPTOMAT – Ndjenjë tronditjeje, mpirjeje ose mosbesimi, padurueshmëri dhe nervozizëm, vështirësi për të kujtuar gjërat, për t’u përqendruar në punë, frikë nga përsëritja e ngjarjes janë disa nga shenjat e ankthit. Nëse simptomat e lidhura me ankthin janë veçanërisht të rënda ose vazhdojnë për më shumë se katër javë, nëse nuk jeni në gjendje të angazhoheni në punë, jetë familjare dhe shoqërore, ose jeni duke përdorur ilaçe apo alkool për ta përballuar, mund të jetë e dobishme të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor mendor. Mjeku do të marrë në konsideratë se sa kohë dhe sa intensive janë simptomat që keni, në momentin që ju diagnostifikojë. Gjithashtu, do të kontrollojë për të parë nëse simptomat ju pengojnë të kryeni aktivitetet normale. 

SHKAQET – Studiuesit nuk e dinë saktësisht se çfarë sjellin çrregullimet e ankthit. Ashtu si format e tjera të sëmundjes mendore, ato burojnë nga një kombinim i gjërave, përfshirë ndryshimet në trurin tuaj dhe stresin mjedisor, madje edhe në gjenet tuaja. 

PARANDALIMI – Merrni ndihmë herët. Ankthi, si shumë kushte të tjera të shëndetit mendor, mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar, nëse e neglizhoni. Qëndroni aktiv. Merrni pjesë në aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Shmangni përdorimin e alk oolit ose të drogës. Përdorimi i alkoolit dhe ilaçeve mund të shk aktojë ose përkeqësojë ankthin. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page