top of page
123.jpg

Një tjetër tragjedi  në familjen Lala, vdes një tjetër pjesëtare, pëson infarkt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2019
  • 1 min read

8 pjesëtarë të familjes Lala humbën jetën tragjikisht nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3, ku i vetmi që shpëtoi mrekullisht është 17-vjeçari Ramë Lala.

Mirëpo, tragjedia është thelluar sërish, ku një tjetër pjesëtare ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. 

Raportohet se viktima është Fiqirete Lala, 64 vjeç, e cila fatkeqësisht vdiq pasi e kaploi dhimbja e madhe për 8 viktimat që u nxorrën nga rrënojat e vilës së tyre në Durrës. 

Ndërkohë, mësohet se Fiqerete Lala është gruaja e djalit të madh të Sahadete Lalës, 79 vjeçe, ku edhe kjo e fundit fatkeqësisht u gjet e vdekur nën rrënoja. 

Më poshtë, kujtojmë edhe një herë 8 pjesëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti me magnitudë 6.3 

1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë 2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa) 3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta 4. Marjeta Lala 31 vjeç 5. Emilio Lala 6. Enis Lala 2 vjeç 7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë 8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page