top of page
123.jpg

Rama në krah të Elvis Naçit e Arbër Hajdarit: Keqardhje që opozita nuk erdhi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2019
  • 2 min read

Kryeministri Rama ka mbledhur këtë të dielë komitetin kombëtar të rindërtimit, një strukturë e cila sipas tij do të vendosë vulën e procesit për menaxhimin e fondeve dhe situatës katastrofale nga e cila doli Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama e ka thirrur mbledhjen në zyrën e këshillit të Ministrave, teksa në krah të tij qëndrojnë dy drejtuesit e organizatave që kanë mbledhur miliona dollarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, Arbër Hajdarin e “Fundjavë Ndryshe” dhe imamin Elvis Naçi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Rama u shpreh se i keqardhur për mungesën e opozitës, teksa tha se në mbledhje kanë ardhur të gjithë përfaqësuesit që mund dhe do të ndihmojnë vendin për menaxhimin e situatës tragjike. Rama: Në këto kushte edhe buxheti i shtetit duhet të jetë i monitoruar nga një mekanizëm transparence, ashtu sikundër edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit, të cilat janë përfaqësuar denjësisht nga tre persona që janë të njohur për të gjithë shqiptarët. Ketu në këtë komitet janë të ftuar Akademia e Shkencave, Univesiteti dhe shoqatat relevante të arkitektëve, urbanistëve e inxhinierëve dhe po ashtu janë prezentë bankat e nivelit të dytë të përfaqësuara nga kryetari i shoqatës së bankave. Pra jemi të tërë këtu që sjellim jo thjesht dhe vetëm kontribute financiare por edhe kontribute profesionale për të ndihmuar në procesin e jetësimit të programit. Nuk dua të marr kohë sepse me siguri të gjithë ata që janë të pranishëm kanë diçka për të thënë, në këtë fazë që do të jetë kalimtare, por jo shumë e shpejtë. Do doja që të ishte këtu dhe opozita, janë gjithmonë të mirëpritur pasi këtu nuk kemi çfarë të ndajmë. Besoj se ajo çka i dan me mua është barra kolosale e kësaj sfide jo thjesht në aspektin financiar. Nuk është e thënë që t’i kesh fondet dhe të kesh sukses nëse nuk organizohemi e koordinohemi si duhet me ato fonde që kemi apo do të kemi në dispozicion. Të bëjmë çmos që të ulim në maksimum shfaqjet sporadike 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page