top of page
123.jpg

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara zhvillojnë mollën që nuk kalbet një vit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2019
  • 1 min read

Një lloj i ri i mollës, për zhvillimin e së cilës u nevojitën dy dekada dhe për të cilën thuhet se qëndron deri në një vit në frigorifer pa u prishur, do të dalë në shitje për herë të parë të dielën në Shtetet e Bashkuara. Molla e quajtur “E forta kozmike”, është një lloj i shartuar i mollëve të llojit “Honeycrisp” dhe “Enterprise” dhe për herë të parë ishte kultivuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit në vitin 1997. Shkencëtarët i shpenzuan 10 milionë dollarë për zhvillimin e këtij lloji të mollës. Të drejtën ekskluzive për kultivimin e saj për dhjetë vjetët e ardhshëm e kanë vetëm fermerët në shtetin e Uashingtonit. “Kjo është një mollë shumë e thukët, relativisht e fortë dhe ka baraspeshë të mirë mes shijes së ëmbël dhe shijes së thartë, gjithashtu është shumë e lëngshme”, tha Kate Evans, e cila mori pjesë në programin për zhvillimin e këtij lloji të pemës në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Më shumë se 12 milionë trupa të këtij lloji të mollës tashmë janë mbjellë, ndërsa sistemi i rreptë i licencimit nuk ua lejon fermerëve që ta kultivojnë atë në pjesë të tjera të vendit. Ndryshe, Uashingtoni është shteti që kultivon më së shumti mollë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mollët janë në vendin e dytë në listën e pemëve më të shitura, pas bananeve, shkruan “BBC”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page