top of page
123.jpg

Shfrytëzuan tragjedinë për hajni, çifti shqiptar që vodhi ndihmat dikur shëtisnin në New York

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 2, 2019
  • 1 min read

Pak ditë më parë, u zbulua skandali i vjedhjes së ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti nga Altin Zekja, shef i seksionit të rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe bashkëshortja e tij, Valbona Zekaj, pedagoge në Akademinë e Mbrojtjes. Ata u vunë nën hetim pasi u akuzuan për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore – rreth 18 – dhe shtatë batanijesh. Sipas komandantit të skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari, gjithashtu i arrestuar, që pranoi të bashkëpunonte me policinë, pedagogia Valbona Zekaj i siguronte ndihmat përmes një mikeshe dhe më pas ia kalonte bashkëshortit të saj. Altin Zekaj urdhëronte Haxhillarin t’i dërgonte pakot në shtëpinë e prindërve të Valbonës, ku jetonte edhe vëllai i saj, Alban Taulla, po ashtu i arrestuar. Pasi skandali u bë publik, filloi të qarkullonte kjo foto e çiftit, ku vihen re në New York. Në dorë, pedagogia mban një çantë Louis Vuitton, çmimi i të cilës i tejkalon tre shifra në euro. Fare mirë mund të jetë imitim, por kush përballon një udhëtim për dy në New York, mund të përballojë dhe një çantë luksi. Lexuesit e lajmeve të shumta për çiftin Zekaj nuk harruan të nxirrnin në pah gjithë ironinë e situatës. Këta njerëz, që supozohet të jenë shembuj për të tjerët, shef dhe pedagoge, që supozohet të mësojnë dhe udhëheqin brezat e rinj, janë të parët që vjedhin në moment vështirësie dhe demonstrojnë ç’motive të korruptuara kanë pas veprimeve që bëjnë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page