top of page
123.jpg

Haradinaj për koalicionin VV-LDK: Nëse kanë stagnim, jemi të interesuar për gjetjen e formulës për k

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2019
  • 1 min read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me zhvillimet për krijimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. “I përcjell titujt e lajmeve, por s’kam informata tjera. Ne nuk jemi pjesë e ndonjë diskutimi. Nuk jemi ftuar. Nuk jemi të interesuar për bashkëqeverisje sepse nuk kemi kauzë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova. Por nëse puna për themelimin e institucioneve do të stërzgjatët, ai ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq. “Nëse kanë stagnim, nëse bllokohen jemi të interesuar për gjeteje një formule për krijimin e Qeverisë. Nuk lejojmë që vendi të mbetet në këtë gjendje – pa krijim të institucioneve”. “Krijimi i institucioneve është proces i ndërlikuar. Në koalicione duhet kujdes, fleksibilitet, dhënie e respektit ndaj secilit. Ne jemi opozitë. Jo opozitë e Kosovës. Në çdo temë që Qeveria e ardhshme merr qëndrim të duhur e ka përkrahjen tonë”. “Nuk i bëjmë opozitë Kosovës në këto kohëra të vështira. Aty ku gabon Qeveria normalisht se duhet marrë qëndrim kundër. Si për ndarjen e Kosovës që mora qëndrim kundër edhe ndaj partnerëve të koalicionit”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page