top of page
123.jpg

Messi e pranon se koha për pensionim po afrohet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2019
  • 1 min read

Lionel Messi e ka pranuar se koha për pensionimin e tij nga futbolli po afrohet, por shpreson se do t’i shijojë edhe shumë vjet të tjera në majat e sportit dhe thotë se Barcelona nuk duhet të brengoset për të ardhmen e tij. Duke folur pasi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde të hënën në Paris, Messi i qetësoi tifozët dhe drejtuesit e Barcelonës, veçanërisht pasi u zbulua se argjentinasi ka një klauzolë largimi në kontratën aktuale me klubin. Por nuk ka pasur asnjë tregues se 32-vjeçari mund ta aktivizojë atë klauzolë dhe të largohet nga Barcelona. Messi, megjithatë, është i vetëdijshëm se tani është edhe më pranë fundit të karrierës, duke e pranuar se do të vijë dita kur do të detyrohet t’i varë këpucët në gozhdë. “E di se sa i vjetër jam. Po i shijoj këto momente shumë sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, tha Messi në Paris. “Shpresoj, dashtë Zoti, të vazhdoj të luaj për shumë vjet të tjera. Tani jam 32 vjeç, 33 në fund të sezonit, por siç kam thënë, gjithçka varet në atë sesi ndihem fizikisht”, shtoi Messi. “Për momentin ndihem më mirë se kurrë më parë fizikisht dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu për kohë të gjatë”, theksoi ai.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page