top of page
123.jpg

Ambasada e Gjermanisë vjen me një lajm të mirë për të gjithë kosovarët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 5, 2019
  • 2 min read

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj është ftuar me datën 4 Dhjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë. Në këtë takim, Ambasadori Cufaj është pritur nga Drejtori i kësaj Ministrie, Guido Zielke me bashkëpunëtorë. Pasi kanë shqyrtuar aspektete relevante të bashkëpunimit mes dy shteteve pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patenshoferëve mes dy vendeve pas Aplikimit Zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018. Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vie deri tek përmbyllja e këtij procesi i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga Ministria në fjalë dhe Ministrat përkatës të 16 Republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces. Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që një Delegacion i kësaj Ministrie në muajin Janar do të udhëtojë në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patenshoferëve dhe sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejtë sidomos me aspektet e sigurisë dhe sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës. Ambasadorit Cufaj i është thënë pokështu që Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite. Ambasadori Cufaj është falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në Janar në Kosovë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page