LDK e “djeg” Vjosa Osmanin
- rilindjashqiptare
- Dec 6, 2019
- 1 min read

Ndarja e ministrive mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka rezultuar që Vjosa Osmani të mbetet pa pozitën e synuar nga ajo – Ministrinë e Punëve të Jashtme. Burime të Insajderit, brenda LDK-së, kanë treguar se LDK-ja nga fillimi deri në fund të ndarjeve të ministrive nuk e ka zgjedh Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kësisoj Ministria e Punëve të Jashtme ka mbetur e fundit, të cilën e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje. “Ndarja e Ministrive ka shkuar me sistemin e zgjedhjes LDK e para e cila e ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme duke vazhduar me Vetëvendosje e cila e ka zgjedhur Ministrinë e Drejtësisë, derisa në fund ka mbetur Ministria e Punëve të Jashtme e cila i ka rënë Vetëvendosjes”, ka thënë ky burim. Kësisoj LDK duke mos e marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme, e ka “djegur” Vjosa Osmanin e cila ka pasur si synim që ta marrë këtë ministri, shkruan Insajderi. Bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit, Gazmend Muhaxheri, i cili po ashtu është nënkryetar i LDK-së, kur ishte pyetur nëse Osmani do të jetë kryetare e Kuvendit, kur të fillon ndarja e pozitave mes LDK-së e VV-së, pati thënë se ajo duhet të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme. /Insajderi.com
Comentarios