top of page
123.jpg

FOTO/Korça ndez dritat e festave, qytetarë dhe turistë pushtojnë qytetin, koncert bamirësie për të p

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 8, 2019
  • 1 min read

Mbrëmjen e së shtunës Korça çeli ‘Festivalin e Dritave’ duke përcjellë tek qytetarët edhe turistët atmosferën e bukur të festave të fundvitit. Pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit. Turistë vendas e të huaj, qytetarë edhe fëmijë përjetuan një mbrëmje ndryshe. Atmosfera i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka shprehur solidarizimin e qytetarëve të Korçës dhe institucioneve ku përmes një koncerti bamirësie në sheshin e pazarit të vjetër fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkohë që një kalendar i pasur aktivitetesh do e shoqërojë Korçën përgjatë gjithë muajit të festave duke synuar që serish Parisi i vogël të mbetet epiqendra për turistët. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page