top of page
123.jpg

‘Rebelohen’ brenda LDK-së! Kundërshtojnë fuqishëm Isa Mustafën: Për interesa personale po e rrezikon

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2019
  • 1 min read

Sot bëhen një javë që kur është zhvilluar takimi i fundit mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albn Kurti, dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, por që përfundoi pa marrëveshje për bashkëqeverisje. Mollë sherri është bërë pozita e presidentit, të cilën Isa Mustafa po e kërkon me ngulm, pasi pozitat tjera përveç asaj të kryeministrit po i duken të parëndësishme për veten e tij. Kjo këmbëngulje ka krijuar një situatë ende pa zgjidhje, duke e shtyrë marrëveshjen aq shumë të dëshiruar nga qytetarët që me 6 tetor votuan për ndryshim. Insistimi i Isa Mustafës ka filluar të sfidohet edhe nga partia e tij, ku një krah i kryesisë së kësaj partie ka ngritur zërin brenda partisë kundër kësaj situate. Një burim brenda LDK-së, në kushte anonimiteti, i ka thënë gazetës onlinë veriu.info se disa anëtarë të kryësisë dhe Këshillit Drejtues të kësaj partie kanë ngritur zërin kundër Isa Mustafës duke e akuzuar se për interesa personale po e rrezikon marrëveshjen me VV, që sipas tyre është opsioni me racional për LDK-në dhe opsioni më i mirë për vendin. Gjatë kësaj jave kemi parë deklarata të shumta mes zyrtarëve të të dyja partive, por mbetet të shihet nëse gjatë kësaj jave do të kemi takim mes Mustafës dhe Kurtit. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page