top of page
123.jpg

Deputeti i VV-së thyen heshtjen, tregon se kur do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2019
  • 1 min read

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK.

Para gazetarëve, Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati. Kujtojmë që sot janë bërë një javë prej takimit në nivel të liderëve në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.Edhe pse të hënën që lamë pas ishte thënë se do të nënshkruhej marrëveshja në mes të dy partive, hesapet ndryshuan kur në tavolinë të diskutimit u vendos pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Nga partitë nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojnë diskutimet, veçse është thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page