top of page
123.jpg

Nesër, nga 9:00-21:00, disa pjesë të Fushë-Kosovës dhe të Ferizajt do të mbesin pa rrymë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2019
  • 1 min read

KEDS-i ka njoftuar se një numër i madh i banorëve të Fushë-Kosovës dhe të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Shkyçja do të bëhet në daljen “Apollonia” dhe në tri dalje tjera në Ferizaj, kurse KEDS-i thotë në këto dalje se ka një numër të madh të konsumatorëve. “KEDS-i po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Kompania i siguron konsumatorët që do të bëjë maksimumin që të kryhet sa më shpejt”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. “KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovolt. Kjo, pasi kjo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike. Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetive të KOSTT-it, pra të Tensionit të Lartë, janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet”, ka thënë Buzhala. Sa i përket Ferizajt, Buzhala thotë se intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë. “Por, KEDS i siguron edhe ferizajasit se këto investime po bëhen për përfitimin direkt të mijëra konsumatorëve”, përfundon Buzhala 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page