top of page
123.jpg

Psikologët tregojnë tri arsye pse nuk duhet t’i puthni në buzë fëmijët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2019
  • 2 min read

Kohë më parë, ish-futbollisti i njohur, David Beckham publikoi një foto të tij, teksa puthte në buzë vajzën e tij Harper dhe i uronte asaj ditëlindjen. Kjo foto shkaktoi një diskutim të nxehtë, nëse kjo gjë është apo jo e pranueshme. Mjekët thonë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar. Mirëpo, puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore. Psikologët na tregojnë mendimin e tyre lidhur me këtë çështje: Mund të zhvendosë kuptueshmërinë e fëmijës për kufijtë personal Buzët dhe goja janë kufijtë personal të trupit të një fëmije, siç shpjegon psikologu Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, u tregoni atyre se kufiri i trupit të tyre është i hapur dhe se dikush mund të ndërhyjë në territorin e tyre pa asnjë problem. Është johigjienike Mjekët dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por që mund të transmetohen te fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë ata. Dhe meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës shkruan Class. Fëmija mund të fillojë të puthë njerëzit e tjerë në buzë si një shprehje simpatie Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë siç është mësuar në shtëpi, edhe jashtë rrethit familjar-duke puthur fëmijë ose të rritur në buzë, si një mënyrë për të shprehur simpatinë. Psikologët theksojnë se ky është një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, por fëmijët mësojnë shumë prej tyre. Kështu që ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët, pa e kuptuar sesa intim është ky veprim. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të puthni fëmijët në faqe ose ballë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page