top of page
123.jpg

Këto janë shtetet që po e bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 10, 2019
  • 1 min read

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për lauretatin e këtij viti, Peter Handke. Më 10 dhjetor Handkes do t’i jepet zyrtarisht një çmim prej 935,000 dollarësh, përpara se të mbahet pritja tradicionale, më vonë gjatë ditës. Ambasadori turk në Suedi, Hakki Emre Yunt, i tha transmetuesit turk Hurriyet më 9 dhjetor, se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve në Stokholm. Masa erdhi pasi një zyrtar i qeverisë turke, i bëri thirrje Akademisë Suedeze të ndryshojë vendimin ndaj shkrimtarit Handke. Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Ambasadori kroat në Suedi, Sinisha Grgiq, nuk do të marrë pjesë në ceremoni, njoftoi Ministria e Jashtme kroate. Ministria tha përmes rrjetit social Tëitter se ambasadori nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit për një person “të angazhuar politikisht në mbështetje të politikën së Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990”. Peter Handke nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mbështetjen e tij për Millosheviqin, në një konferencë për media në Stokholm të mbajtur më 6 dhjetor. Më herët, Kosova dhe Shqipëria njoftuan se nuk do të marrin pjesë në ceremoni. Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se e ka udhëzuar ambasadorin e Kosovës në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoni. Ndërkaq, për ministrin në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, “arsyetimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page