top of page
123.jpg

Nga kjo ditë i ftohti ekstrem kaplon Kosovën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 10, 2019
  • 1 min read

Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë. Profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius.

Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. 

Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme”, thotë Tahirsylaj, për gazeten Blic.

Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.

“Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë. 

Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike , dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi”, ka përfunduar ai. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page