top of page
123.jpg

A ka më shumë Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 11, 2019
  • 1 min read

Vetura Golf 4 apo “Golf Mk4” nga marka ‘Volksëagen’ dominon në rrugët e vendit tonë duke lënë kështu pas paraardhësin e tij, Golf 2.

Sipas statistikave të Ministrisë se Punëve të Brendshme, të siguruara nga KALLXO.com, në Kosovë, janë gjithsej 24.457 Golf 4 krhasuar me 24 mijë e 202 Golf 2. 

Në vendin tonë kjo veture shitet me vlere 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 dhe deri ne vlere afro 30.000 euro. 

Vetura e cila ka arritur shifrën 20 milion copa të shitura, cilësohet si i fuqishëm, praktike dhe me të gjitha tiparet për t’u bërë konsideruar një veture klasike. 

Golf 4 doli në shitje ne tetor te vitit 1997 dhe vazhdoj prodhimin deri ne vitin 2003, dhe ishte makina me e shitur në Evropë në vitin 2001. 

Seria e Golfit 4, është prodhuar edhe pas vitit 2004 ne Kanada, për tregun Amerikan, ne Brazil dhe Kine, kuptohet me disa modifikime ne pamjen e jashtme, ku dizajneret janë munduar t’i japin pamje te Golfit 5. 

Modeli i katër i tipit Golf nga viti 1998-2004 ka fituar gjashte çmime të ndryshëm. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page