top of page
123.jpg

Abdixhiku thotë se VV’ja ka shkelur njërin prej parimeve të para të marrëveshjes

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 11, 2019
  • 2 min read

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vetëvendosje ka shkelur njërën nga marrëveshjet e arritura në ditën e parë të diskutimeve për arritjen e koalicionit qeverisës. Sipas tij, dy partitë ishin marrë vesh që të mos bëhet asgjë publike derisa të arrihet marrëveshja finale. Abdixhiku ka thënë se kjo është shkelur nga Vetëvendosje duke nxjerrë diskutimet nga tavolina e liderëve në publik. “Kur takohen dy liderë, dhe vetëm ata dy në takim, nuk i takon të tretit të interpretojë detajet e takimit. Nëse vendosin ta bëjnë publike substancën e takimit, mund ta bëjnë. Edhe po të më takonte të interpretoja do të thosha dy marrëveshje që kemi, që asgjë s’është e marrë vesh derisa gjithçka të merret vesh dhe e dyta që është shkelur që substanca e diskutimeve të mos bëhet publike derisa të ketë marrëveshje finale. Gjatë javës së kaluar ka pasur zyrtarë të VV-së që diskutimet nga tavolina e liderëve i kanë bartur në publik. Kjo është mes naivitetit dhe qëllimit jo të mirë për të arritur marrëveshje, sepse tjetër shpjegim s’mund të gjej, por kur e vendos diskutimin mes palëve me mirëbesim, në publik e dërgon te militantët”, ka thënë ai në KTV. “Atë që e kemi ndërtuar për dy vjet gjatë opozitarizmit të përbashkët, kur parandaluam qeverisjen më të keqe që ka pasur Kosova e të marrim iniciativa të mira, mirëbesimin me përafrimin e dy palëve, dhe mirëbesimin e ndërtuar gjatë takimeve përafruese, kam përshtypje se e lëkundim po që se e vendosim debatin në publik. Kjo e ul nivelin e mirëbesimit. Dua të besoj se kjo është e shkuar dhe se takimi i sotëm shërben për rindërtimin e mirëbesimit dhe kthejnë nivelin e besimit në nivel optimal për të ndërtuar qeverisje të gjatë”, ka thënë ai për takimin e sotëm të krerëve të partive, Albin Kurtit të VV-së e Isa Mustafës së LDK-së ku u tha se u pajtuan për të vazhduar bisedimet. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page